MOTRES
Bija të një babai,
Që ndonse ëngjëll
në qiell
Shpirti i
tij, rrugën na ndriçon si diell.
Bija të një
nëne fjalëpakë
Stoike e të mirë,
Shembulli ynë
më i dlirë!
Motra të dy
vëllezërve,
Djem t’bukur
e azganë,
Që krah i patëm gjithmonë.
Me mijëra inde
dhe fije
Të lidhura
unë e ti, motra ime.
Fije,ëndërrash
dhe dashurie.
Orët veshur janë e ndrijnë margaritar
E Ditët do shkëlqejnë
nga vezullimi yt nuse.
K’të dimër,ti po na e kthen ne behar.
Teksa ndonjë
lot i ngrohte
do të rrëshqasë në faqe,
Mos e fshij;
Është lezeti
i kësaj dasme.
Në të bardha
për pak ditë
Ti si Yll do
të ndrish.
Si pajë të
japim veç uratën tonë:
Një qiell
lumturi, shumë, shumëfish.
18 dhjetor 2013