Translate

Saturday, March 1, 2014






















Per sa kohe s’jemi vetë prindër, se dimë, a ndoshta, se masim dot dashurine e nënës, ndaj nesh.
Edhe kur bëhemi prindër,e mbi të gjitha mama,mendojmë me vete:“S’ka mundësi të na dojë kaq shumë nëna, sa ç’duam ne fëmijen tonë!”
Kur nisim të mbajmë disa vite në numur, që numërojnë dekada, bëhemi befas më të ndjeshëm dhe kutojmë më shumë, duam më shumë dhe befas me çdo ind e qelizë tonën, kuptojmë, se ështe pikërisht nëna, ajo që na do pa kushte, siç duam tashmë fëmijën mbi çdo gjë në botë.
Kuptojmë se jemi për nënën gjithçka, siç është fëmija, qëllimi i ekzistencës sonë.
Mund të kesh disa miqësi,më shumë se një fëmijë, mund të takosh më shumë se një dashuri…por NËNË, është veç NJË.
    


 NË KUVENDIM ME NËNËN.


Mirdita botë!
E nisa edhe sot kuvendimin me ty.
Me ty, e pak njerëz që më duan,
Ose bëjnë sikur,(s’e di!)

Nënokja ime p.sh, më do fort,
(e ndiej) kur me sy e fjalë më ledhaton.

Tani që u bëra dyzetekatër,
ose, ose më saktë,
dyzetekatër e një muaj,
filluar kam t’i puth duart imcake
e, shpesh e më shpesh, puthje i jap edhe në ballë, 
pesëmbëdhjetë vjet, që jeton pa (të shtrenjtin!) tim’ atë.

Mos m’u zemëro që të thërras, nënoke!
Të ndiej më afër kështu,
te ndiej çdo rrudhë
në faqe e ballë.
Si kurorë t’i shoh të gjitha thinjat, 
ah, ja dhe ndonjë flok të zi,në të rrallë!

Eh, e mira nënoke!
Edhe kur ankohesh
fajin pleqërisë ia hedh,
Paçka se akoma s’ke bëre shtatëdhjetë.

Po e di çfarë?
Të mos flasim për reumatizmën,
që të gërryen kyçet, apo pleqërinë, 
Po për gjëra të gëzuara
P.sh, për time bijë.

“Mjaltë e mjaltës”- thuhet, ëëëëë?
Po a të duket kështu ty ?
Tash’ që s’ke vetëm një,
Por (nip e mbesë),
u bënë … dy!

E di, e di nënoke!
Po ja, që bëj dhe ndonjë pyetje pa vënd,
Kur ata (nip e mbesë) të thërrasin”nëna”,
qesh e lumturohesh,
e di, kështu ta ka ënda;

Eh, nëna ime!
Ja kështu rridhka jeta.
Mbaj mend,
kur shkoje tek nëna jote e mplakur dikur,
e ktheheshe që andej, aq e trishtuar!

Ndoshta dhe nesër,
ime bijë do të kuvendojë me mua shtruar,
të më sjellë një gotë ujë,
a të më falë një ylber me fjalë!
Qenka qerthull kjo jetë nënoke!
Hajt pra:
“pa dale të të puth dhe njëherë në ballë”,
eee, ditë të mbarë!

“Muuaah” - Jetë të mbarë.




@ Drita Lushi.

Dedikuar nënës sime të shtrenjtë.
Shkruar qershor 2013.