Translate

Showing posts with label DRITA LUSHI. Show all posts
Showing posts with label DRITA LUSHI. Show all posts

Saturday, March 30, 2013

UNE S'JAM POETE




Unë s’jam poete
ndërsa poeti është
më shumë se njeri!

Edhe nëse ndonjë varg
hedh në letër,
shpirti shkruan
dhe jo dora ime.




Libri im, s’ështe poezi.
Ai ështe testament
i shpirtit tim.

Edhe nëse nesër, do të kem
një dy, tre, a më shumë libra,
Unë përsëri s’do të quhem poete!

Por  testamenti  i librave te mij
do të jetë përherë:
shpirti im!

Poetja Drita lushi ju prezanton blogun e saj me krijime ne poezi dhe proze