Translate

Wednesday, June 19, 2013


















PRANVERË 




Dita ime pi Diellin
në një kupë të gjelbër Pranvere,
nësa unë, ulur në poltronën e kaltër të qiellit,
shoh si meteorët përtypin retë
për të më lënë veç
me qiellin,

ditën,
Diellin
dhe Pranverën.



Planetet na kanë zili mua dhe Tokën.

S’është faji im, që dita ime ndrin 
nga dielli, që pi qysh në lindje ....
Pranvera ka ardhë…e unë përdore me të

shëtis e lumtur universin.

Saturday, April 13, 2013

TË PRES …



Harrove ç’me the?
Sonte unë dhe ti
do mbanim natën zgjuar.


Eja ...
Në ëndërr të zhytemi të dy,
e, në mos na marrte dot ëndrra,
bëjmë një shëtitje me barkën e Hënës,
që ulet në dritaren time çdo natë,
të lundrojmë në detin yjor
e qiellin ta lyejmë me agun e bardhë.
Atëherë ... atëherë ëndrrat le të vijnë tek ne.
Eja...


















YLBER...

    
      




















Shiu mëngjesor
u verbua nga ylberi,
që pas kodrës përballë 
më përshëndeti me shtatë ngjyra.




Dielli ia mori  fijet ylberit,
më thuri një fustan,
që  pas trupit m’u vesh me gëzim



Në qafë më vari një gjerdan
me pikëza shiu argjend,
që të hutuara nga ngjyrat
e fustanit tim shtatëngjyrësh,
harruan të rridhnin nga 
çatia e qiellit
prej reshë te hutuara.
















NGUTJE

      





    Ngutem të nis ditën,
e gjumit t’i zbuloj jorganin.

Ngutem t
ë përqafoj diellin
e t’
i marr rrezen e parë.


Ngutem të puth faqen trëndafil
të sime bijë.

Ngut
em të me rrëmbejnë punët
e kurorë të vë me to.

Ngutem t
ë takoj orët
q
ë të zëna përdore,
më presin në rrugën time.

Ngutëm të eci hap me hap,
me ditët dhe vitet.

Nuk ngutëm gjumit t’i bie në gjunjë,
nuk ngutëm njeriut t’i them mik- që në të parën fjalë,
nuk ngutëm të perkëdhel’ bukurinë e fjalëve,
q
ë  buzët e njerëzëve,
t’i falin pa pengesë.

Ngutem,
ngutem shumë
të jem njeri!

Sunday, April 7, 2013

NATËN E MIRË, QYTETI IM


Natën e mirë, qyteti im,
qyteti im i vogël.
Shko fli dhe ti,
shko,
ashtu si dritat ,
që fiken një nga një,
ashtu si po shkoj
dhe unë tani.




Njerëzit në ëndrra
po shkojnë të zhyten,
e nën qepalla po marrin
zhurmat e ditës,
buzëqeshje,
zëra fëmijësh.
Shko pra, qyteti im, fli dhe ti

Natën e mirë dhe ju, rrugë,
në dritëhije zhytur,
flini dhe ju;
nesër hapa njerëzore
do prisni sërish,
hapa
të shpejtë,
të qetë,
të shqetësuar,
nervozë,
e ju, prap s’lodheni,
se mbi ju kalon jeta.

Natën e mirë,
qyteti im i vogël.
qyteti im i mire,
Shihemi në agim përsëri