E bukura ime!
Je bardhësia
e ditës,
e ditës,
ndriçimi yjor je
në netët e errëta;
hëna e plotë,
që fton nimfat
hëna e plotë,
që fton nimfat
të dalin,
je fjalët e mia të argjendta
qendisur në zërin tënd.
Ari i shpirtit tim je!
Syri yt,
magjishëm,
më fton të përqafoj
botën;
krahët e tu yjorë,
me çojnë drejt kontinentesh
krahët e tu yjorë,
me çojnë drejt kontinentesh
të reja;
vëshrimi yt,
më sjell vetë Afërditën pranë,
ëmbëlsia e zërit tënd,
mbledhur në petale
lulesh të rralla,
më ëmbëlson jetën.
Kur ti qesh,
flladi më sjell
gurgullimën
e zërit tënd,
që rrjedh vrullshëm
e mbush dete jete.
Zemra ime
vlon nga dëshira
vlon nga dëshira
për të parë
fytyrën tënde diellore
pasqyruar në
fytyrën tënde diellore
pasqyruar në
oqeanin blu.
Unë lundroj
në lumenj buzëqeshjesh,
gëzimi,
bardhësie,
shprese,
ëndrrash,
lumenj diejsh,
hëne,
yjesh...
bashkë me ty,
pafundësisht me ty...!
No comments:
Post a Comment