Poetët, kanë
shpirt të qelqtë,
sytë u
lotojnë si shiu në vjeshtë,
qeshin
e mërziten shpejt,
dashurojnë me shpirt,
e lëndohen lehtë.
Por…shpesh,
s’kane gjumë
bien të
flenë vonë,
e çohen
ndonjeherë natën,
vetëm për
një rimë!
- keshtu me thoje,
dje a pardje
rastësisht!
Unë mora të lexoj
letërkëmbimin tonë,
paçka se
vonë.
Sa mirë qe
kam në dorë veç letrat e tua,
se po të
ishe dhe ti pranë,
do të të
jepja të drejtë në heshtje,
ose do të
kundërshtoja,
për forcë
zakoni,
te një
kryeneçeje.
Do të të
thoja, po të kisha përballë,
që nuk do
shkruaja më poezi,
e ti do
qeshje lehtë duke më thënë:
“Eh, kjo
është vetem një përrallë!”
-“E dëgjoj
muaj me rradhë,
e nuk do ta besoj më kurre!”
Une do
“zieja” nga inati,
që ti, vetes
i jep gjithmonë
të drejtë,
paçka se e
di, që unë mërzitem shpejt.
Ti do vije
të nesëmen, te më zgjoje
me dy poezi,
e të nxirrje
para meje dy flete të shkruara
si flamuj të
bardhë paqeje.
Por unë tani, ti kam mësuar “huqet”
ti se paske
njohur “inatin” tim, prej kryeneçeje?
Eh, kjo natë
marsi dhe ky shi që qan mbi të,
s’me likan
të qetë sonte.
Po lë letat
e tua, mënjanë
Me mëngjesin
po pres,
të të kemi
përballë!
No comments:
Post a Comment