Translate

Sunday, April 7, 2013

NË ZËRIN TËND ( për time bijë)




 Si fllad mëngjesi
 hyj në zërin tënd.
 Me maja gishtash,
 prek kordat,
 të zgjoj muzikën e ditës,
 që kënga të më jehojë në shpirt.

 Rend drejt teje,
 të jem
 prekja e rrezes së parë,
 të pres,
 si  rrëke diellore !

No comments:

Post a Comment