Translate

Sunday, April 7, 2013

ËNDËRR




Çdo natë, në gjumë,
një vajzë me sy jeshil
luan me mua.
Më flet me përshpërima,
qesh si gurgullimë kroi,
dhe zgjuar mban ëndrrat e mia.
Sekrete vajzërore
biseda jonë,
dy shpirtra binjake
në një ëndërr të vetme.
Pastaj
mëngjesi zbardh ëndrrat tona …
... e unë s’arrij të kuptoj:
Ishte ëndërr,
Apo e vërtetë ish ?

1 comment:

  1. Vargje qe te bejne ti ndjekesh ne cdo kohe... Pergezime dhe per librin e ri...

    ReplyDelete