Unë jam e
lumtur dhe qesh.
Qesh me lumturinë time,
sepse është e imja.
Vallë, nuk
paskam të drejtë të jem?
Ta kem ndër krahë
e ta mbjell në shpirt?
e ta mbjell në shpirt?
Nuk është faji im,
nëse ti akoma
s’e ke takuar ate.
Pak guxim, i dashur mik,
besim,
shume dashuri,
sinqeritet të artë,
e lumturinë dhe ti
do ta ndjesh,
do ta ndjesh,
do ta kesh,
do mbështillesh
prej saj.
Guxo!
Mos
qep zilinë në lumturinë time.
E jotja një hap larg
teje është.
Lërmë të qesh me lumturinë time:
Ha ha ha.
E dëgjon? Qesh dhe ti me tënden, mik!
No comments:
Post a Comment