Translate

Wednesday, April 3, 2013

MË LËR TË TË DUA


Lermë të të dua siç di
Lermë

Më lër të pushoj
në zërin tënd, të flas me tingujt e tij
të ëmbëlsojmë zërat tanë
me nota dashurie,
që këngën gjejnë edhe në pentagrame të ngrira.

Lërmë të të dua siç di!
Lërmë!

Me lër të çel ditën
e penelata kaltërsie t’i hedh
dhe reve në qiell.

Lërmë të të dua siç di!
Lërmë!

Më lër hënën e paktë,
të të jap diellin e madh,
diellin e natës,
që shkëlqimi mos të fshihet
nga frika mos verbon njeri,
por i lumtur të ndjehet
në lumturinë tënde
dhe ai.

Lërmë të të dua siç di
Lërmë

Lërmë të endem e lirë
më hap portat e tua,
shqyej, 
shembi kufinjtë,
ti frikë mos kij:
nuk vij si pushtuese ,
vij si dashuri.




No comments:

Post a Comment